PD kap ‘mat’ Ramën për borxhin publik, Tabaku i gjen gabimin: Si mund të jetë 60 më e madhe se 70 vetëm ai e di

E mërkurë, 14 October 2020 10:29

 

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku pas Dorjan Telitit i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për shifrat që ky i fundit nxori për borxhin publik.

Tabaku ia ka gjetur një gabim në grafik Ramës teksa thotë se si mund të jetë 60 më e madhe se 70, por shton se kjo është pjesë e gënjeshtrave të tij që bën gabime qëllimisht kur bëhet fjalë për shqiptarët.

Më tej ajo thekson se motoja e qeverisë dhe Ramës është shumë e qartë ”Rro për të vjedhur! Rro për të mashtruar!”. Në fakt lapsusi i Ramës qëndron tek grafiku më shumë se tek shifrat, pasi investimet në kohën e PD që qëndrojnë tek 70 miliardët sipas kryeministrit duhet të ishin më lart se 60 miliardët e borxhit publik për të cilat flet ai.

STATUSI NGA JORIDA TABAKU

Se si mund te jete 60 me e madhe se 70 vetem ER e di?
Kur çdo gjë që shkruhet në zyrën e propagandës e ka për bazë gënjeshtrën nuk mund t’u thuash shqiptarëve të vërtetën. Vetëm për një gënjeshtar mund të jetë 60 më e madhe se sa 70. Kur bëhet fjalë për të bërë llogaritë e tyre për paratë që fusin në xhep nga taksat e shqiptarëve, nuk bëjnë gabime por kur flasin për shqiptarët I bëjnë gabimet me qëllim për të mashtruar. Borxhi real që kanë sot shqiptarët përfshirë edhe vlerën e detyrimeve të prapambetura dhe PPP-të është 97% e e PBB-së pra 13 mld euro.
Moto e qeverisë dhe veçanërisht kryetarit të saj është e qartë “Rro për te vjedhur! Rro për të mashtruar!”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...