Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka ironizuar kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas deklaratave të këtij të fundit kundër kreut të shtetit gjatë ditës së djeshme.
Në postimin e tij në Facebook, Blushi shprehet se një kryebashkiak si Veliaj mundet dhe nga personazhi i njohur, Ilir Vrenozi.
Postimi i plotë i Tedi Blushit:
“Të na falë Ilir Vrenozi, por fitorja e tij ndaj Lali Fikut është e padiskutueshme. I favorizuar nga emri, integriteti dhe popullariteti, “buldozeri” Vrenozi është pak të thuash se e bën Marmalatë Fiku. Pranoji transferimin e gjendjes civile në Tiranë dhe përballu me të, po je buRë!”, shkruan Tedi Blushi