Berisha:Edvin hajdutit i ikën truri.E di që do të dënohet 32 vjet burg!

Premte, 16 October 2020 10:58

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si “të paparë”, momentin kur kreu i qeverisë, Edi Rama, nuk arriti ta përmbante më veten në debatin e fortë që pati mbrëmjen e së enjtes në Opinion me disa gazetarë.

Berisha ka përzgjedhur momentin më pikant, sa tensionues, aq edhe qesharak, kur analistëve të ulur në studio, Kryeministri iu vërvit sipër kokës dhe e vetmja gjë që ata mund të bënin nga ai “sulm” ishte të mbronin veten me maska.

 

“Skenë e paparë!- komenton Berisha. “Nuk thuhet kot për të se godet ministra në mbledhje qeverie dhe në zyrë. Edvin Hajdutit i ikën tepeleku, i kapur mat nga mega-afera korruptive e tij prej 430 milionë euro e djegësave. Ai u vërsulet i tmerruar nga faktet, gazetarëve në studio, si brigand, duke shkelur çdo rregull etik, shëndetësor, nga tmerri dhe tërbimi. Kjo, sepse ai e di se ka kryer mega-vjedhje, për të cilën do të dënohet së paku 32 vjet burg!“ ka nënvizuar ish-Kryeministri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...