Gratë e uzinës së Ballshit thirrje Ramës dhe Ballukut: Vendosni dorën në zemër, kemi që dje në grevë me lot në sy!

Premte, 16 October 2020 11:24

 

Gratë e Uzinës së Ballshit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe ambasadoreve gra që të vendosin dorën në zemër pasi ato si nëna dhe bashkëshorte kanë që dje me lot në sy në grevë duke shpresuar për zgjidhje.
Një prej grevisteve thotë se sa vite punë ka ajo, ministret e qeverisë Rama kanë vila, por ajo s’ka as bukë të hajë.
Deri më tani në grevë janë 10 gra dhe premtojnë se do e çojnë deri në fund grevën derisa të ketë një zgjidhke.
‘’Përderisa e morëm këtë vendim, do vijojmë, derisa të na jepet një zgjidhje. Shpresojmë pse jo, po kërkojmë bukën tonë, gjakun tonë. Sa vite pune kemi ne, ato ministret i kanë shtëpi. Ku i gjetën ato? Ku i gjetën ato? Kam 36 vite në uzinë dhe s’kam një lekë të blej ilaçe. Ajo ka 36 vila. S’kemi të hamë bukë. S’kanë të çojnë fëmijët në shkollë.’’– tha një prej grave.

 

‘’E sikletshme, me probleme, tension, alergji, diabet, gjëndra tiroide. S’ka më keq. I hymë kësaj rruge dhe do e çojmë deri në fund. Deri në zgjidhje përfundimtare.’’- deklaroi një tjetër.

‘’Gjendja shëndetësore është rënduar shumë, ndryshe nga dje, ishim shumë të shqetësuara. Sot jemi më të rënduara pasi dëgjojmë dhe në media, ato fjalët që na vrasin si nëna, që thonë se gratë e uzinës së Ballshit po bëjnë shoë, nuk jemi gra të shoët o vlla, jemi gra punëtore të uzinës, jemi specialiste prej 35 vjet punësh mbi supet tona. Kemi hyrë 18 vjeçe dhe jemi plakur me thinja sot dhe jemi pa bukë. Ka qenë e vështirë nata e mbrëmshme. S’kishim medikamente. Ministrja Balluku duhet të më kuptojë si nënë, ose më mirë si grua. Një grua ulur në një stol 24 orë për një shpresë tek kryeministri. Domethënë punëtorët kanë të drejtë. Nuk lëvizim se s’kemi ku të shkojmë, vajza më kërkon shkollë të lartë, pa lapsa e fletore do e çoj. I thoshim mëso mëso, ma dha rezultatin, ku ta çojmë. I bëj thirrje kryeministrit, ministres, ambasadoreve gra, vendosni dorën në zemër, kanë që dje me lot në sy, ne këtu do rrimë nuk lëvizim. ‘’– tha një greviste.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...