Kërcënimet në Sharrë, Këlliçi dhe Zhupa padi në polici: Rama dhe Veliaj, autorët

Diel, 18 October 2020 17:48

 

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi dhe zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa kanë depozituar në Policinë e Tiranës një kallëzim penal ndaj personave/punonjës të landfillit të Sharrës për kërcënim dhe shantazh gjatë kryerjes së detyrës së tyre.

Këlliçi dhe Zhupa kanë akuzuar Ramën e Veliajn se janë autorët e këtij sulmi ndaj tyre.

Deklarata e dhënë nga Belind Këlliçi:

Siç ju kemi bërë me dije, jemi këtu tek Policia e Tiranës së bashku me Ina Zhupën, zëdhënësen e PD, për të bërë një kallëzim, për shantazhim dhe kërcënim në kryerjen e detyrës tonë.

Siç u bë e ditur sot, me pamje filmike, zë e figurë, ne jemi penguar në detyrën tonë, për të bërë një denoncim në të mirë të publikut.

Persona të paidentifikuar na kanë ardhur sot dhe na kanë kërcënuar për tu larguar nga territori i landfillit të Sharrës, një skenë krimi, ku 4 vite më parë ka humbur jetën një 17-vjeçar, Ardit Gjoklaj dhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë njeri të ndaluar.

Nëse mafia e plehrave e drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj në bashkëpunim me Arben Ahmetajn se do të na stepin dhe shantazhojnë, ta dinë se e kanë të kotë.

Deklarata e dhënë nga Ina Zhupa:

Ne denoncuar agresionin që ka ndodhur sot në landfillin e Sharrës. Ne kemi marrë përsipër për të bërë publike pamje e fakte nga ky landifill. Inskenimi i sotëm me sulme ndaj opozitës ishte drejtuar nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Rama e Veliajt nuk duan që qytetarët të mësojnë se kush janë pronarët e incineratorëve, ku shkojnë taksat dhe u jepen pronarët pa emër.

Rama e Veliaj kanë frikë nga e vërteta që fshihet pas atyre incineratorëve. Ata bëjnë mirë që kanë frikë, sepse nesër do të hetohen për zhdukjen e 75 milionë eurove, që janë dhënë në emër të pronarëve të paemërt që janë në parajsa fiskalen.

Ne çdo ditë do të informojmë publikun se ku shkojnë taksat e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...