Zhbllokoni RTV Ora e Ora News! Avokatët e Ylli Ndroqit kërkojnë heqjen e sekuestros: Çdo cent është i ligjshëm

E Enjte, 29 October 2020 16:47

 

Dy avokatët e presidentit të RTV Ora dhe Ora News kanë kërkuar zhbllokimin e të gjitha pronave që janë nën sekuestron e SPAK. Sipas tyre vendimi i tre muajve më parë ishte i nxituar. Ndërsa duke dorëzuar tabela të detajuara financiare, Besnik Muçi e Jordan Daci theksuan se çdo cent i z.Ndroqi është ligjor.

Më një analizë të detajuar financiare bazuar dhe në prova që kundërshtrojnë pretendimet e akuzës dy avokatët e Presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi, Besnik Muçi dhe Jordan Daci, janë paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme ku kanë të depozituar kërkesën për revokim te vendimit të sekuestros të pronave të zotit Ndroqi, vendosur nga GJKKO tre muaj më parë.

Avokati Besnik Muçi e konsideroi vendimin e sekuestros te nxituar.

Besnik Muçi: Dorëzuam në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar një kërkesë për revokimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Apelit për vendosjen e masës sekuestro, në kuadër të ligjit Anti-Mafia, për pasuritë e shtetasit Ylli Ndroqi. Ne e paraqitëm në prokurori duke vlerësuar se qëndrimi në fuqi i masës së sekuestros ka dëmtuar dhe po dëmton në mënyrë të pariparueshme, ka ulur në mënyrë drastike vlerën e pasurive të shtetasit Ylli Ndroqi si dhe ka dëmtuar në mënyrë të pariparueshme imazhin e markave të njohura që ky shtetas përfaqëson këtu.

 

Avokati Besnik Muçi
Në të njëjtën linjë edhe avokati Jordan Daci deklaroi se hetimi i prokurorisë është i paplotë, madje ai theksoi se akuza për arrestimin në Itali është e pavërtetë.

Madje ai shtoi se çdo cent i zotit Ndroqi është I ligjshëm.

Jordan Daci: Çdo cent ka përgjigje ligjore dhe të verifikueshme. Kemi dalë në përfundimin se shumë procedura kanë qenë të nxituara dhe për të ndihmuar z. Ndroqi. Ne jemi të sigurt që do të kemi një vendim që provon të kundërtën, pasi kemi sjellë prova të pakundërshtueshme.

Daci deklaroi se si pasojë e këtij vendimi kompanitë e “Yldon Media Grup” kanë pësuar një dëm të konsiderueshëm ndërsa administratoret nuk kanë mundur të mbledhin as detyrimet që kanë patur për detyrë.

Jordan Daci: Kompanitë kanë pësuar dëme të shumta. Një ndër kompanitë në fushën minerare nuk vazhdon se është bërë pengesë ministria për rinovimin e lejeve. Po ashtu ka rreth 1 milionë dollarë detyrime dhe administratorët nuk kanë mbledhur as një cent të këtyre detyrimeve.

Avokati Jordan Daci
Daci u shpreh se Prokuroria duhet të kthejë përgjigje Brenda 15 ditësh dhe në rast të mos shqyrtimit të saj mbrojtësit do t’i drejtohen me kërkesë gjykatës.

Prej disa muajsh “Yldon Media Group” dhe presidenti i saj Ylli Ndroqi gjenden në një presion të fortë politik dhe policor, ku nuk kanë munguar as aksionet show në ambientet e RTV Ora dhe Ora News.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...