Tabaku publikon videon: Shkatërrimi i shkollës “Sami Frashëri” një vend krimi, e gjitha u bë pa projekt

E Enjte, 29 October 2020 16:54

 

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku, me anë të një postimi në “Facebook” ka publikuar një video, duke u shprehur se këto janë pamje nga vendi i krimit, ku u shemb shkolla e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë.

Tabaku thekson se e gjithë shembja u bë pa projekt, kurse shton se banda e manipulatorëve në pushtet besojnë se shqiptarët janë të verbër dhe të pazotë të dallojnë gënjeshtrën nga të vërtetat.

 

 

Postimi i Jorida Tabakut:

 

Kjo është pamja e vendit të krimit ku u shemb shkolla Sami Frashëri pa projekt dhe pa plan. Sot,pasi ne deshmuam te verteten se nuk ka nisur asnje punim mberriti teatri me regji qendrore me gjoja punëtorë që nisin punimet, me aktorët e qeverisë dhe padyshim manipulatorin Veliaj. Por fotot tregojne qarte se nuk po behet asnje gram punë.

E gjithë skena e sotme me regjine e Veliajt ishte në shërbim të manipulimit publik dhe gënjeshtrës ne perpjekje te deshtuar për t’i mbushur mendjen qytetareve se ketu po punohet.

Fakt mbetet që shkolla Sami Frashëri u shemb në mes pandemie pa projekt, dokumentat e tenderit ende nuk janë shpallur (askush s’e di kur është zhvilluar dhe kush ka fituar).

 

Gënjeshtarët e sotëm thanë që shkolla Sami Frashërit do ndërtohet me fondet e BE. Por siç vërtetohet nga dokumenti i vetë BE asnjë shkollë në Tiranë nuk do të ndërtohet nga këto fonde. Mirëpo trupa teatrale e manipulatorëve dhe mashtruesve këmbëngulin të kundërtën. Duan të gënjejnë edhe për diçka fare lehtë të vërtetueshme.

Kjo bandë manipulatorësh besojnë se shqiptarët janë të verbër dhe të pazotë të dallojnë gënjeshtrën nga të vërtetat. Janë fatkeq dhe të këqinj. E vërteta nuk mund te fshihet me letra te ngjitura mureve te shkolles sado të lodhen stafi propagandës dhe skenaristët e gënjeshtrave.

Faktet janë gjithmonë më të forta të çdo formë propagandë. Ne do të jemi aty për të treguar të vërtetën, për të dëshmuar gënjeshtrat dhe abuzimet me rindërtimin e gjimnazit Sami Frashëri dhe shumë shpejt për të drejtuar Shqipërinë drejt normalitetit, punësimit dhe zhvillimit të ekonomisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...