Kryedemokrati Lulzim Basha i përgjigjet sërish kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të shohë testimet, të rimbursojë ilaçet e pacientëve të infektuar me koronavirus, që po kurohen në shtëpi, dhe të shtojë kapacitetet mjekësore.
Teksa i kërkon prerë të ndalë së vjedhuri dhe t’iu japë lekët shqiptarëve, Basha deklaron se asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve.