“Më kot xhelozohesh nga lidhja jonë e fortë me rininë”, Klajda Gosha i përgjigjet Ramës: Durrësi di edhe të ndëshkojë!

Hënë, 02 November 2020 12:29

 

Ish-ministrja e LSI-së, Klajda Gjosha i përgjigjet kryeministrat Rama pasi ky i fundit në një replikë me kryedemokratin Basha, i tha se nuk ishte në gjendje të ndalonte aleaten e tij teksa përhapte virusin në fushatën e saj, pasi zonja Kryemadhi shfaqet publikisht pa maskë.

Sa për fushatën e zonjës Kryemadhi, Gjosha mendon që kryeministri i ka bërë deklaratat pasi ndjehet xheloz që rinia përkrah LSI-në.

 

“Të kanë shqetësuar mijëra të rinjtë e Durrësit që duan ti thonë JO këtij regjimi. Të rinjtë do të kthehen në Shqipëri dhe do ta ndalojnë politikën e shpopullimit.
Më kot xhelozohesh nga lidhja jonë e fortë me rininë, opozita jo vetëm që do të vijë në qeveri por në drejtim do të jenë të rinjtë dhe të rejat, jo ata si puna juaj. Durrësi di të durojë, di të vlerësojë por di dhe të ndëshkojë

Modifikuar më Hënë, 02 November 2020 12:35
Login to post comments