Përplasje e ashpër ka ndodhur gjatë një debati televiziv mes të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës dhe analistit Imer Mushkolaj.
Berisha akuzoi Mushkolajn se e ka shitur shpirtin e tij.
‘Ju e keni shitur shpirtin’, i ka thënë Berisha Mushkolajt
Përplasja ka filluar derisa Berisha akuzonte Hashim Thaçin për tradhti kombëtare. Ndërkohë Mushkolaj përmendi rastin e detit të Shqipërisë gjatë kontestit me Greqinë që ndodhi sa Berisha ishte kryeministër.
Sali Berisha ishte duke thënë se, përkundër që beson se krerët e UÇK-së janë të pafajshëm për akuzat e Speciales, ai thotë se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është tradhtar pasi ka folur për shkëmbim territoresh me Vuçiçin dhe Edi Ramën e Baton Haxhiun.
‘Merr fjalor dhe më trego fjalën e tradhtisë, nuk kanë asnjë emër tjetër ata që shesin integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. Hashim Thaçi bëri gjithçka për ndryshimin e territoreve. Edi Rama bëri gjithçka së bashku me Baton Stanishiqin dhe tentuan gjithçka që të ç’bënin sovranitetin e Kosovës dhe zhbënin integritetin e Kosovës. Akuza për organizata kriminale do të përfundojë. Por për tradhtinë ndaj popullit do t’i varja të tretë’, tha ai.
Ndërkohë këtu ka ndërhyrë Imer Mushkolaj.
‘Nëse ju po thoni për Thaçin është tradhtar, e njëjta mund të thuhet edhe për ju për detin me Greqinë. Historia nuk e ka dëshmuar atë që e thoni ju. Kosova është në kufijtë e 2008-s. Ky është realiteti. Nuk jeni ju që vendosi kush ishte tradhtar e kush jo’, tha Mushkola