Basha shpalos program ekonomik, Rama pasuron fjalorin banal

E Enjte, 12 November 2020 15:43

 

Partia Demokratike perceptohet më së shumti mes njerëzve si partia “që lejon njerëzit të punojnë”. Në kushtet ku ndodhet sot shoqëria dhe qeverisja, nuk besoj se ka motivim më të madh për njerëzit që të fitojnë shpresën, se sa minimalisht të lejohen të punojnë.
Lulzim Basha ka dhe një plan konkret për kapjen e vendit nga krimi e oligarkia,koncensionet e PPP-te që po ia marrin frymën ekonomisë dhe biznesit, ka një plan konkret për nxjerrjen e vendit nga kriza ku ndodhet aktualisht prej pandemise,ka një plan konkret për shëndetësinë ,për të rinjtë në një kohë ku kryeministri i vendit i ka vënë flakën çdo gjeje ,po e çon vendin drejt humnerës dhe vazhdon të qeverisë e të luftoje pandemine me mashtrime online nga facebook-u.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u ka bërë të ditur mësuesve me të cilët ai pati një bashkëbisedim shumë të gjatë sot, prej të cilit u zbuluan shumë probleme të fshehura dhe shumë abuzime mbi shpinën e tyre nga ana e qeverisë në këtë periudhë pandemie, se PD i ka ata në qëndër të vëmendjes në Planin e Rimëkëmbjes që ka parashtruar për para zgjedhjeve të 25 prillit dhe po ashtu, në qëndër të projektit të saj afatgjatë në qeverisje.

 

Me planin tonë gjeja e parë që do të bëjmë, është që niveli i financimit për arsimin në tërësi, duke përfshirë arsimin parauniversitar në veçanti do të jetë jo më pak se në vendet e rajonit dhe do të synojë si përqindje e buxhetit, përqindjen e buxhetit si Bashkimi Europian me një qëllim.

Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja. Dhe kjo,është plotësisht e mundur duke pasur parasysh emergjencën në të cilën gjendet ky sistem dhe duke pasur parasysh rezervat financiare që do të krijohen kur një qeveri që ju përgjigjet njerëzve"- është shprehur kryedemokrati Basha

 

Ne qendër te vëmendjes së Bashës do të jene gjithnje të rinjte,ku ka premtuar se do të heqë taksën e arsimit dhe çdo tarifë tjetër që rrjep qytetarët ,ka premtuar stazh falas për 10,000 studentët më të mirë çdo vit. Por ndërkohë qe Basha është gjithnje pranë pranë te rinjve ,kryeministri hokatar i cili e ka mendjen vetëm sesi të përfitojë nga koncensionet dhe PPP e tij korruptive nuk pushon nga faceboku duke sulmuar opozitën me mënyrat më të turpshme të mesjetare, është qasja më anti europiane te sulmosh opozitën në atë lloj mënyre.E vetmja gjë që bën është të pasurojë xhepat dhe gojën e tij me fjalor banal e të turpshëm.

Shqipëria sot ka nevojë për nje kryeministër më qasje perendimore, për një kryeministër me një program konkret , për nje kryeminister te vertete e jo të qeverisë nga facebook-u, për një kryeministër larg botes se errët të krimit dhe elokuent si Lulzim Basha, dhe pastaj rruga për në Europë do të jetë më e shpejte.

 

 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...