Berisha:Basha i vetmi shqiptar që mori pjesë në hartimin e dosjes kundër Millosheviçit

E Enjte, 12 November 2020 21:18

 

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Lulzim Basha, kryetar i PD, është shqiptari i vetëm që mori pjesë në hartimin e dosjes kundër Sllobodan Millosheviçit.

Sipas Berishës, paraqitja në sallë e gjyqit në Hagë e ish-drejtuesve të UÇK-së ishte dinjitoze.

“Ata refuzuan aktakuzat dhe dëshmuan se kanë qenë luftëtarë të lirisë, luftëtarë të UÇK-së që kanë çliruar Kosovën bashkë me NATO-n”, deklaroi Berisha në “Debat Plus”.

Berisha thotë se sulmet ndaj Bashës që e lidhin me Shtëpinë e Verdhë janë primitive dhe të pamoralshme.

 

“Në kohën kur ish-presidenti i Kosovës dhe ish-zyrtarët tjerë u ulën me hekura në sallën e gjyqit, Rama firmosi marrëveshje me gebelsin e Millosheviqit, Vuçiqin, i cili në mënyrë absolute qëndron me qenien e tij prapa Raportit të Dick Martit”, tha Berisha.

Sipas tij, shqiptarët duhet ta dinë se njeriu që i vendosi në qafë çelësin e Tiranës Goran Bregoviqit, lëshoi akuzë monstruoze ndaj Bashës.

“Atë akuzë ai e lëshoi ndaj Bashës për t’iu thënë shqiptarëve se nuk është Vuçiqi ai që ka hartuar dosjen por është Lulzim Basha, shqiptari i vetëm që me dijeninë time ka marrë pjesë në hartimin e dosjes së Sllobodan Millosheviqit”, sqaroi ish-Kryeministri.

Berisha thotë se Rama bërë këto deklarata për të mbuluar “thikën” që i futi Kosovës ditën kur ish drejtuesit e shtetit po përballeshin me Hagën.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...