Presidenti Ilir Meta tregoi arsyet e takimit të ish-këshilltarit të tij për Çështjet e Sigurisë Kombëtare në Kryeministri, pak ditë më parë.
Në konferencë për media një ditë pas dorëheqjes së këshilltarit Bahri Shaqiri, Kreu i Shtetit theksoi se ai ishte në takim me ftesë të drejtoreshës së kabinetit të Kryeministrisë për të folur për çështje të forcave të armatosura.
“Jam shumë i shqetësuar për numrin e të të prekurve dhe numrin e personave që kanë humbur jetën. Duhen marrë masa të menjëhershme për të frenuar përhapjen masive të COVID. Është domosdoshme që qytetarët të testohen që të mbrojnë veten dhe familjarët. Të trajtohen me protokolle mjekësore të qarta që shëndeti i tyre të mos jetë objekt improvizimesh që kërcënon jetën e tyre dhe kthehet në biznes për të tjerët. Duhet miratuar sa më parë nga qeveria rimbursimi i barnave për të sëmurët që trajtohen në banesat e tyre”, tha Meta.