Presidenti Ilir Meta ka dalë në mbrojte të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të cilin tha se PD dhe ekspertët e saj kanë qenë 5 hapa para qeverisë në menaxhimin e situatës së pandemisë.
Ilir Meta tha Lulzim Basha është treguar si model i bashkëpunimit për situatën e COVID, ndërkohë që shtoi se sipas tij “opozita meriton notën 10”, ndërsa për vetën e tij, Presidenti tha se “meriton notën 9, pasi kam pasur problemin e maskës”.
“Lulzim Basha ka qenë modeli i sjelljes shembullore për të dhënë mesazhe për përballimin e pandemisë, unë mund të akuzohesha deri tani! Ka qenë jashtëzakonisht bashkëpunues qëkur ka filluar pandemia dhe me duhet të them që opozita dhe ekspertët kanë qenë 5 hapa para qeverisë, para valës edhe sot.
Ata kanë kusuret e tyre që u larguan nga Parlamenti, por në sjelljen e tyre për pandeminë kanë qenë ekselente.
Edhe vazhdojnë të jenë shumë të përgjegjshëm, sepse është gjëja më e lehtë të nxisësh reagime për problemet që po hasin qytetarët.
S’mund të vazhdojmë të manipulojmë të dhënat, unë e ftoj qeverinë të reflektojë, ja siç reflektova unë. Të bashkëpunojë me opozitën!”, tha Meta.