Meta i pranon Letrat Kredenciale ambasadorit të ri Gustafsson: E inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Finlandës në Shqipëri

Premte, 13 November 2020 18:52

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka pranuar Letrat Kredenciale ambasadorit të ri finlandez Sh.T.Z Jari Gustafsson.

Meta vlerësoi marrëdhëniet e mira politike Shqipëri-Finlandë si dhe përshëndeti shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë.

Po ashtu ai e inkurajoi ambasadorin e ri për një prani më të madhe ekonomike të Finlandes në Shqipëri si dhe e falenderoi për asistencën financiare për Rindërtimin.

STATUSI NGA ILIR META
Me shumë kënaqësi pranova Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Finlandës në Shqipëri, Sh.T.Z Jari Gustafsson. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike dhe shpreha mirënjohjen për mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Duke përshëndetur shtimin e numrit të turistëve finlandezë në vendin tonë, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Finlandës në Shqipëri, si dhe theksova rëndësinë e veçantë të thellimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
E falenderova për asistencën financiare të Finlandës, në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të vitit të kaluar

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...