Shpërthimi i Kim Mehmetit: Rama e përdor Kosovën si gomë rezervë

Premte, 13 November 2020 20:24

Analisti dhe shkrimtari i njohur, Kim Mehmeti, gjatë një interviste për Juli Krisafin në SYRI TV, komentoi vendimin e PS-së për të ngritur një komision hetimor për krimet e luftës në Kosovës.

Ai tha se Rama e ka përdorur Kosovën vazhdimisht kur ka pasur nevojë. Sipas tij, Rama është vëlla me njeriun që ka ngritur karrierën me gjakun e shqiptarëve.
Sipas tij, Rama pranoi Aleksandar Vuçiçin si burrë shteti në Tiranë, kur këtë gjë nuk e bëjnë as boshnjakët dhe as kroatët.

“PS dhe Rilindja ka filluar ta përdorë Kosovën si gomë rezervë. Sa herë që makina i bllokohet Piktorit në Tiranë, ai bën si atdhetar. Nuk ka pasur kurrë në shqiptarinë një njeri si Piktori që është tallur me mbarë shqiptarinë . Këtu nuk kam asnjë përfitim me këto që them, madje kam humbje. Por të gjitha humbjet e mia nuk janë asgjë në krahasim me humbjet që pëson populli duke e pasur drejtues,” tha ai.

 

I pyetur për komentet e Gramoz Ruçit, që tha se është krenar për Edi Ramën, Mehmeti tha: “Çdo njeri është krenar me atë që është si vetvetja. Piktorin e ka zgjedhur dhe e mban dikush, e mbajnë këta që janë krenar me të. Mendoj se nuk bëhet fjalë për kurrfarë krenarie, por për njerëz që e fshehin fytyrën e vërtetë. Mos harrojmë se kishte shumë njerëz që ishin krenarë me Enver Hoxhën”.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...