Meta kujton 76-vjetorin e Çlirimit të Durrësit: Mirënjohje heronjve, iu përgjigjën flakë për flakë pabesisë së pushtuesve!

Saturday, 14 November 2020 16:25

 

Presidenti Ilir Meta kujton sot 76-vjetorin e Çlirimit të Durrësit, teksa shprehet se “i dha Luftës Antifashiste Nacionaçlirimtare dhe Atdheut, shumë Dëshmorë dhe Heronj”.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Kreu i Shtetit shpreh mirënjohe për heroin e rezistencën antifashiste, Mujo Ulqinaku, dhe të gjithë patriotët e tjerë, të cilët luftuan krah për krah njëri-tjetrit, për të përmbushur me nder betimin para Flamurit Kombëtar, duke e larë atë me gjakun e tyre të paharruar.

 

Mesazhi i Metës:

Sot përkujtojmë me krenari, 76-vjetorin e Çlirimit të Durrësit tonë të dashur, që i dha Luftës Antifashiste Nacionaçlirimtare dhe Atdheut, shumë Dëshmorë dhe Heronj. I pari qytet i sulmuar nga bisha nazi-fashiste në 7 prill 1939, Durrësi reagoi që në sekondat e para, i gatshëm për të sakrifikuar bijat e bijtë më të mirë në mbrojtje të Lirisë, Pavarësisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë.

 

Mirënjohje përjetë Heroit të Rezistencës Antifashiste, Mujo Ulqinaku dhe të gjithë patriotëve të tjerë, të cilët luftuan krah për krah njëri-tjetrit, për të përmbushur me nder betimin para Flamurit Kombëtar, duke e larë atë me gjakun e tyre të paharruar. Sot është dita për të kujtuar me respekt edhe Nako Spirun, udhëheqësin kryesor të Rinisë Antifashiste pas rënies heroike të Qemal Stafës, për rolin e veçantë frymëzues që luajti, si një prej drejtuesve më të shquar të LANÇ-it, për organizimin e Rezistencës në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë.

 

Përjetë do nderojmë kontributin e familjeve më të mira dhe patriotike të Durrësit, që dhanë gjithçka të shtrenjtë kishin për t’ju përgjigjur flakë për flakë pabesisë së pushtuesve, duke i dëshmuar Europës dhe mbarë botës se Shqipëria, edhe pse e braktisur dhe e harruar, nisi me vetëmohim, trimëri e atdhedashuri të pashoq rezistencën ndaj fuqive më të mëdha të kohës.

E paharruar vepra e jeta e Dëshmorëve dhe Heronjve të Durrësit dhe sakrificat e familjeve patriotike të këtij qyteti, që përherë ka qenë në vijën e parë të zjarrit, lokomotivë, jo vetëm për mbrojtjen e interesave dhe dinjitetit kombëtar, por edhe e fitores mbi çdo rrezik që kërcënon liritë dhe demokracinë e vendit dhe së ardhmes tonë europiane. 🇦🇱

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...