Fallcifikim apo lathitje te numrave Covid per Gjirokastren e me tej!
Gjirokastra sipas komunikimit zyrtar te djeshem del me 31 raste te reja, direkt mbas Tiranes dhe realisht eshte ne nje gjendje epidemiologjike e shendetesore tejet te rende mbas “bombes biologjike” Retro e festave perkatese.
Kjo gje normalisht krijoi nje reagim te forte aty dhe kudo!
Cuditerisht ne komunikimin e sotem zyrtar, mbas akuzave e denoncimeve te qarta per sa ndodhi, Gjirokastra del me vetem 9 raste te reja, pra me reth 3,5 here me pak ne vetem 24 ore diference!!!!
A mund t’i besoje kush kesaj levizje te tille shifrash?!
Po Komitetit cfare thote per kete, lajthitje apo manipulim shifrash me nje celes nen tavoline?!
Dikush duhet te pergjigjet edhe per kete si dhe per “bomben” e plasur ne Gjirokaster, pasojat e renda te ciles po i vuan komuniteti i atij Qarku.
Sepse fshehja e te vertetes, aq me shume e shifrave te tilla, nuk zgjidh asgje, nuk sjell asnje te mire, perkundrazi gjendja perkeqesohet, njerezit vazhdojne te vuajne e te rrezikohet jeta e tyre!