Raporti i BERZH: Në katër vjet u përkeqësua qeverisja e vendit

Saturday, 14 November 2020 17:15

 

Shqipëria është sot më e keqqeverisur se sa katër vjet më parë, zbulon një raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që vë fokusin tek roli i shteteve në përballimin e krizës. Ndërsa merr ne konsideratë të gjithë rolin e qeverive në ekonomitë përkatëse.

Me një notë prej 4.5 pikësh në mirëqeverisje, Shqipëria lë pas në rajonin e Europës Juglindore vetëm Bosnje Hercegovinën. Teksa performon dobët në të gjithë indikatorët e tjerë si konkurrueshmëria, përfshirja, rezistenca, gjithëpërfshirja dhe ambientalizmi.

 

Në kapitullin e dedikuar Shqipërisë, BERZH evidenton se masat mbështetëse të qeverisë kapin një vlerë prej vetëm 2.8% të PBB-së. Parashikimi i goditjes nga Covid-19 në ekonomië mbetet për një rënie prej 9% këtë vit, pa përfshirë pasojat e një mbylljeje të dytë të ekonomisë.

 

Rreziqet e tjera që i kanosen ekonomisë shqiptare janë niveli i lartë i borxhit dhe i kredive të këqija. BERZH lë edhe disa detyra për qeverinë shqiptare për vitin e ardhshëm, ku prioritetet janë lufta ndaj informalitetit, rritja e kreditimit për ekonominë dhe mirëmenaxhimi i borxhit publik. Kjo sipas institucionit financiar ndërkombëtar mund të arrihen vetëm duke çuar përpara reformat dhe duke thjeshtuar sistemin tatimor./A2

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...