Bardhi: Rama u tall sërish sot, Kreu i Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania

Saturday, 14 November 2020 17:56

 

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar si një tjetër fjalim mashtrues atë të mbajtur sot nga Rama, ku pasi nuk bëri asgjë për në 8 vite qeverisje, vazhdon të gënjejë shqiptarët siç bëri sot në Vlorë, ku sulmoi edhe opozitën.

‘Sot njësoj si dje - Asgjë e re: Me plehrat në krah, jo më në sfond

Kush ka dëgjuar Edi Ramën sot në Vlorë, duhet të jetë ndier i tallur pa fund. Kryetari i Komitetit të Hajdutëve të Rilindur e bëri Shqipërinë më të zhvilluar se Gjermania, se Zvicra dhe se Italia po e po.

Shëtiti për 2 orë në të gjithë hartën e Europës nga Azia e Vogël në Azore, nga Mesdheu në Skandinavi, por nuk u tha vlonjatëve dhe shqiptarëve pse shëndetësia sot jo vetëm nuk është falas, siç premtoi 8 viet më parë, por është më e shtrenjtë dhe më e paarritshme për shumicën e shqiptarëve.

Edi Rama nuk tha pse vlonjatët nuk kanë punë, pse të rinjtë ikin, pse ua ka rritur taksat, pse bizneset falimentojnë dhe biznesi i trafikut të drogës lulëzon.

 

Edi Rama nuk u tha se nga vota e vlonjatëve për Partinë Socialiste, u pasurua Damiani, por u varfëruan vlonjatët; u punësua Dritan Leli nga Tirana në Vlorë si Kryetar Bashkie, por u larguan mijëra të rinj vlonjatë nga Vlora, sepse 300 mijë vendet e punës që premtoi ishin një mashtrim.

Të tallur nga Edi Rama duhet të jenë ndier edhe mjekët, infermierët, mësuesit, administrata që ai e keqpërdor për propagandën e tij. Rroga e tyre nuk është rritur asnjë qindarkë gjatë 7 viteve të keqqeverisjeë së Edi Ramës.

Edi Rama është një politikan mashtrues dhe i dalë boje. Më 25 prill, bashkë me shqiptarët, do ta largojmë këtë të keqe, që mashtron dhe tallet prej 23 vjetësh me shqiptarët.’

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...