Kreu i PD në Durrës denoncon: Nuk është marrë asnjë masë këtu, spitali mund t’i shërbejë vetëm 20

Saturday, 14 November 2020 17:58

 

Kreu i PD në Durrës denoncon: Nuk është marrë asnjë masë këtu, spitali mund t’i shërbejë vetëm 20 pacienteve

Kreu i PD-së, në Durrës, Ferdinand Xhaferri përmes një statusi në Facebook denoncon situatën në spitalin e Durrësit.

Sipas tij, ndonëse është hapur reparti intensiv për Covid, nuk janë marrë masa për të shtuar kapacitetet, apo aparaturat për përballimin e pacientëve.

 

STATUSI I PLOTË
Tashme jane bere 8 muaj nga konfirmimi i rastit te pare me Covid-19 ne vendin tone, ku cdo mase e marre ka qene e pamjaftueshme, ose totalisht absurde. Si rrjedhoje, ndonese jemi nje vend i vogel dhe qe mund ta perballojme me mire pandemine, gjendemi perpara nje kaosi total ku qytetaret e prekur nga ky virus tinezar u duhet ta perballojne te vetem ate.

Kostot katastrofike te “shendetesise falas” po i ndjejme cdo dite kur paguajme faturat ne farmaci, kur marrim me qira aparaturat e oksigjenit dhe kur therrasim infermieret te na sherbejne ne shtepi. Mjeket dhe infermieret e rraskapitur nga muaj te tere ngarkese fizike dhe psikologjike, nuk kane kushtet, mjetet dhe medikamentet e nevojshme per lehtesimin e punes se tyre.

Perkatesisht, ne Spitalin e Durresit, qyteti i dyte me i madh ne vend, gjenden vetem 12 aparatura per oksigjen, ku vetem 8 prej tyre jane te mirefillta dhe 4 jane te sajuara (!!). Me hapjen prej sot te repartit te kujdesit Paliativ per te semuret me Covid-19, shtohen vetem 8 bombula oksigjeni.

 

Pra, Spitali i Durresit mund t’i sherbeje gjithsej 20 personave me Covid-19, duke rrezikuar edhe te tjeret qe kane nevoje per mjekimin nga semundje te tjera.

Ndonese kishin plot 8 muaj per te shtuar kapacitetet, sot gjendemi perpara nje kaosi ku te semuret dhe mjeket nuk kane as infrastrukturen bazike per te lehtesuar trajtimin e rasteve.

 

Keto muaj e kane bere edhe me te dukshem deshtimin e Rames, pasi nuk mund te besh shendetesi me PPP dhe nuk mund te luftosh pandemine me lajmet alternative te ERTV-se. Fakti eshte se Rama u ka vjedhur qytetareve ne nevoje per trajtim dhe mjekeve ne sherbim, jo vetem mundesine per te perballuar sic duhet pandemine, por edhe dinjitetin

Modifikuar më Saturday, 14 November 2020 20:59

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...