Partia Demokratike propozon mbylljen e shkollave për të paktën 3 javë në mënyrë që të ulet virulence, ose mbylljen me tre javë të shkollave që janë bërë vatra infeksioni.
Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi e ftuar në një intervistë për Ora News foli për situatën e rënduar në të cilën gjenden shkollat në vend për shkak të koronavirusit.
Vokshi tha se qeveria ka dështuar me përballimin e pandemisë në shkolla duke listuar dhe numrin e të infektuarve në radhët e nxënësve dhe mësuesve në shkollat e Tiranës të cilat vijojnë të mbeten hapur.
Sipas PD-së në të gjithë Tiranën llogariten 300 nxënës e 130 mësues të prekur
“Në këndvështrimin tonë të mbyllen shkollat që janë vatra të paktën për disa javë. Pse jo të mbyllen për 3 javë shkollat në mënyrë që të ulet virulence dhe më pas të hapen.
A e dini pse nuk i mbyll qeveria shkollat?
Sepse nuk do të paguajë prindërit që të rrijnë me fëmijët e tyre në shtëpi. Prandaj duhet ndryshim i menjëhershmëm i kësaj qeverie” nënvizon Vokshi gjatë intervistës për gazetarin Leftion Peristeri në Ora News.
PD bën me faj qeverinë për keqmenaxhimin e situatës duke mos marrë parasysh as propozimet e PD-së
“Kemi kapërcyer rolin tonë si opozitë duke dhënë propozime e plane konkrete të gatshme të qeverisë. Basha ka mbledhur ekspertët më të mirë brenda dhe jashtë PD-së për të arritur në një plan jo thjesht politik por të ndikonte drejtëpërdrejtnë në mbrojtje të mësuesve dhe nxënësve, por sigurisht që Rama e bëri veshin e shurdhët, nuk dëgjoi asnjë thirrje” tha Vokshi në intervistën për Ora News.