Mbyllet procesi zgjedhor në LSI/ Silva Caka jep shifrat: Pjesëmarrja 80.7%! 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht, mbi 16 mijë online

Saturday, 21 November 2020 20:14

 

Kryetarja e KQZ-së së LSI, Silva Caka ka raportuar shifrat në përmbyllje të zgjedhjeve brenda LSI.

Caka thotë se pjesëmarrja ishte 44 mijë e 413 anëtarë ose 80.7%, nga të cilët 28 mijë e 285 anëtarë votuan fizikisht sot për delegatët dhe kryetaren ndërsa mbi 16 mijë online.

 

Ajo shprehet vetë se ishte e surprizuar duke parë qytetarët që qëndronin në radhë për të votuar sot në LSI, teksa premton se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik. Sipas Cakës pjesëmarrja në zgjedhjet e LSI ishte e jashtëzakonshme, ashtu siç do të jetë edhe më 25 prill të vitit të ardhshëm.

DEKLARATA NGA SILVA CAKA

Kam kënaqësinë të deklaroj përpara jush mbylljen e procesit zgjedhor të datës 21 nëntor 2020.

Në zgjedhjet për delegatët e Konventës Kombëtare dhe Kryetarin e LSI, morën pjesë 44.413 anëtarë ose 80.7% e anëtarësisë faktike të regjistrit të anëtarësisë së Partisë.

 

Përfshirja e votimit online krijoi mundësi reale që anëtarët e partisë të shprehnin gjerësisht vullnetin e tyre duke kapërcyer edhe barrierat jo të pakta që Pandemia krijoi.
28.285 anëtarë të LSI votuan fizikisht dhe mbi 16.128 anëtarë votuan online.

 

Dita e sotme dhe pjesëmarrja e jashtëzakonshme është qartësisht demostrim i një vitaliteti politik dhe një dëshire të madhe të anëtarësisë për të qenë pjesëmarrës në vendimmarrje.

Asgjë nuk mund të ndalë qytetarët të shprehin masivisht vullnetin edhe në 25 prill, kundër autokracisë që kërkon të mbysë demokracinë.

Pandemia dhe varfëria nuk munden dhe nuk do të ndalojnë demokracinë. Pa aktivizëm, pa organizim, pa “popull” nuk ekziston demokracia, kun ë themel qendron qytetari. Prandaj ky votim masiv i LSI është një mesazh kombëtar dhe një thirrje kumbuese për pjesëëmarrje masive në zgjedhje, aktivizëm, ngritje zëri.

LSI u tregoi sot të gjithë shqiptarëve se është shembulli i partisë së solidaritetit social veçanërisht në këto kushte kur shqiptarët kanë nevojë për ndjeshmëri, për solidaritet dhe politikë me zemër.

Personalisht jam e surprizuar dhe shumë e emocionuar nga pjesëmarrja e gjatë, ku qytetarët kanë ndenjur në radhë të gjata për të votuar. Kjo është shpresë, kjo është forcë, kjo është frymë!

Ne sot ndjejmë forcën shpirtërore të qytetarëve shqiptarë, të cilët treguan se 25 prilli nuk do të jetë vetëm rotacion politik, por ndryshimi do të sjellë shembjen e sistemit të kalbur të tranzicionit dhe fillimit të një shprese të re, që do të bëjë të mundur përmbushjen e misionit tonë, për t’a bërë Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptareve

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...