Zgjedhjet në LSI, Monika Kryemadhi konfirmohet në mandatin e dytë si kryetare

Diel, 22 November 2020 14:31

 

Një ditë pas zhvillimit të zgjedhjeve në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Komisioni Zgjedhor i partisë ka rikonfirmuar në detyrën e kryetares, Monika Kryemadhin.

Ndonëse rizgjedhja në mandatin e dytë nuk ishte aspak surprizë, ish-deputetja Silva Caka, në rolin e kryetares së KQZ-së në LSI, njoftoi se Kryemadhi mori 42 807 vota pro nga 44 413 vota që ishin gjithsej.

 

“Jemi sot përpara jush për të shpallur rezultatin e votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme. Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

 

Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.
1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme.

 

Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.
Një falenderim i veçantë i shkon anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit për menaxhimin e një procesi në përputhe me rregulloren, urdhrat dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.”, thuhet ne deklaraten e LSI-se.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...