Presidenti Meta: Në Kodër Rrëshen, me Nënë Terezën dhe stërnipërit e saj

Diel, 22 November 2020 15:08

 

Gjatë qëndrimit sot në Qarkun e Lezhës, Presidentit Ilir Meta ka vizituar familjen e Terezë Filopatit në Kodër Rrëshen.

Në një foto të publikuar në Facebook së bashku me Nënë Terezën dhe stërmbesat dhe stërnipërit e saj, kreu i shtetit jep mesazhin se vendi ka nevojë për të ndalur tkurrjen dramatike të familjeve shqiptare.

 

“Në Kodër Rrëshen, me Nënë Terezën, e cila ecën e fortë drejt shekullit të parë të jetës, pranë stërmbesave dhe stërnipërve të saj, për të cilët uron të rriten të shëndetshëm e kurrë mos ta braktisin atë dhe vendlindjen e tyre. Të bëjmë gjithçka për të ndaluar tkurrjen dramatike të familjeve shqiptare, për t’i rikthyer shkëlqimin Mirditës e mbarë Shqipërisë, mbështetur në ëndrrat, energjinë dhe pozitivitetin e fëmijëve tanë të mrekullueshëm, që meritojnë të rriten në Atdheun e tyre”,- shkruan kreu i shtetit në mesazhin e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...