“Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë!”, Meta uron në 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë

Diel, 22 November 2020 15:50

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar sot me rastin e 112-vjetorit të Manastirit, Ditën e Alfabetit. Teksa publikon foto nga dokumentet dhe fotot e ekspozuara në në Institucionin e Presidentit nga punimet e Kongresit të lavdishëm të Manastirit dhe shpreh kënaqësinë për këtë moment, Kreu i Shtetit thotë se në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar.

Meta shpreh dhe nderim e mirënjohje ndaj rilindasve të vërtetë të kombit tonë.

 

“Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku, pas sakrificash të panumërta të patriotëve dhe intelektualëve tanë.
Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë, që 112 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.
Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar.
I lumtur që në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të shënuar kombëtare, të ekspozoheshin në Institucionin e Presidentit, dokumente dhe foto nga punimet e Kongresit të lavdishëm të Manastirit. 🇦🇱”, deklaron Meta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...