“Rama rrënoi sistemin shëndetësor”, Basha: Qytetarët po paguajnë çmimin e katastrofës, duhet një qeveri që punon për ta

Tuesday, 01 December 2020 14:34

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep një tjetër mesazh pas takimit të sotëm me një çift të moshuarish në Tiranë.

Basha shkruan në “Facebook” se shqiptarët janë vetëm në luftën me sëmundjen dhe ekonominë e rrënuar, pasi sipas tij, qeveria Rama po punon për vete.
Mesazhi i Bashës:

Shqiptarët janë vetëm në luftën me sëmundjen dhe ekonominë e rrënuar. Qeveria Rama po punon për vete, jo për qytetarët. Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe e rrënoi sistemin tonë shëndetësor këto 7 vjet. Qytetarë si Budulina dhe Robert Martini janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm të kësaj katastrofe.

 

Shqipëria është sot vendi që jep ndihmën ekonomike më të vogël për qytetarët e saj. Pensione nuk rriten, shëndetësia po kolapson, kosto e jetës po rritet, ushqimet dhe ilaçet shtrenjtohen. Qytetarët Shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

 

Shqiptarët nuk kanë nevojë për një qeveri që sheh gjithë kohës interesin personal, por për një qeveri që përpiqet çdo ditë për interesin kombëtar dhe që prin rrugën drejt Bashkimit Europian. Një qeveri që do të sjellë shpresë për njerëzit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...