Denoncimi për çmimin e maskave/PD:Heshtja e Qeverisë do të thotë se ata kanë dijeni, e pranojnë dhe e nxisin vjedhjen e shqiptarëve

Tuesday, 01 December 2020 14:47

 

Ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri teksa ka denoncuar se 1 maskë mbrojtëse për mjekët sipas saj blihet 3 herë më shtrenjtë, thotë se heshtja e qeverisë për këtë është “pranim dhe nxitje e vjedhjes edhe në kohë pandemie”
Sipas Pampurit, në kohë pandemie, kur vëmendja e gjithë botës është tek shëndeti i qytetarëve, “në Shqipëri vëmendja është se në ç’mënyrë qeveria do ta shfrytëzojë pandeminë për të përfituar nga tenderi i radhës”.

“Prej dy ditësh ne kemi bërë publik një rast flagrant të abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve në emër të pandemisë, por qeveria vazhdon të heshtë.

Kanë blerë pajisje anticovid me vlerë 3 herë më të lartë, duke skulifikuar ofertat e tjera që ofronin të njëjtin shërbim me 1 milion euro.

1 maskë mbrojtëse kushton 3 herë më shtrenjtë. Një palë çizme plastike blihen me trefishin e çmimit, sepse qeveria në ikje e Edi Ramës është e babëzitur për të zhvatur deri tek mjetet që mbrojnë mjekët dhe stafin shëndetësor”, tha Pampuri në deklaratën për mediat.

Deklarata e plotë:

Sot mijëra e mijëra prej jush jetoni në vështirësi ekonomike, në luftë për mbijetesë, të papunë, me pak të ardhura.

Shumë prej jush po përballeni edhe me vështirësitë për të marrë ilaçet anti covid. Të tjerë enden oborreve të spitaleve covid, duke pritur me orë të tëra në autoambulanca me shpresën që do të lirohet një shtrat.

Spitale me kapacitete drejt ezaurimit, ende asnjë masë për të hapur pavionet covid në spitalet rajonalë e për të siguruar stafin e trajnuar apo aparaturat e domosdoshme.

Por ky realitet i vështirë, jeta dhe shëndeti i qytetarëve nuk janë prioriteti i parë për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Kryeministri dhe qeveria në ikje kanë si shqetësim kryesor përfitimin, pasurimin në kurriz të shqiptarëve të një grushti njerëzish.

Klanet brenda qeverisë po luftojnë njëri-tjetrin se kush do të gllabërojë tenderin e radhës.

Në kohë pandemie, kur vëmendja e gjithë botës është tek shëndeti i qytetarëve, në Shqipëri vëmendja është se në ç’mënyrë qeveria do ta shfrytëzojë pandeminë për të përfituar nga tenderi i rradhës.

Prej dy ditësh ne kemi bërë publik një rast flagrant të abuzimit dhe vjedhjes së taksave të shqiptarëve në emër të pandemisë, por qeveria vazhdon të heshtë.

Kanë blerë pajisje anticovid me vlerë 3 herë më të lartë, duke skulifikuar ofertat e tjera që ofroninntë njëjtin shërbim me 1 milion euro.

1 maskë mbrojtëse kushton 3 herë më shtrenjtë. Një palë çizme plastike blihen me trefishin e çmimit, sepse qeveria në ikje e Edi Ramës është e babëzitur për të zhvatur deri tek mjetet që mbrojnë mjekët dhe stafin shëndetësor.

Me 3 milionë euro, e cila ishte edhe oferta më e lartë, mund të ishin blerë pajisje mbrojtëse te paktën edhe për 3 spitale të tjerë rajonalë dhe njerëzit e sëmurë nuk kishin pse prisnin ambulancave për një shtrat.

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit që qeveria të reagojë dhe të ndalë dorën e hajdutërisënë këtë situatë të rëndë?! Çfarë ka më skandaloze sesa kaq, që qeveria injoron qytetarët e saj rhe nuk u thotë pse 1 maskë mbrojtëse për mjekët blihet 3 herë më shtrenjtë?

Heshtja e qeverisë, heshtja e Ministrisë së Shëndetësosë, heshtja e Edi Ramës që kontrollon gjithçka do të thotë se ata kanë dijeni, e pranojnë dhe e nxisin vjedhjen e shqiptarëve edhe në këtë kohë të vështirë.

Na duhet ta ndryshojmë këtë realitet. Qytetarët nuk janë për t’u injoruar dhe për t’u trajtuar me përbuzje!

Babëzinë, pandjeshmërinë dhe arrogancën e pushtetit do ta largojmë më 25 Prill.

Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon për interesin e tyre!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...