Tender për karrige Drejtorësh, Bashkia e Tiranës shpenzon 8 milionë lekë për mjete luksi në zyra

Tuesday, 01 December 2020 16:20

 

8 milionë lekë do të harxhojë Bashkia e Tiranës për të blerë karrige rrotulluese dhe tavolina drejtorësh. Në garë kanë marrë pjesë katwr kompani, por tre janë skualifikuar nga konkurrimi.

Vështirësitë në të cilat ndodhet ekonomia nuk e kanë penguar kryebashkiakun Erion Veliaj të zhvillojë tender për shpenzime luksi.

Përmes një procedure të publikuar në APP ndër të tjera kërkohen dhe 150 karrige rrotulluese dhe 20 tavolina drejtuesi.

Madje nuk mungojne as kërkesat për varëse rrobash por dhe për etazhier zyre.

Për këtë prokurim me fond limit 8.3 milionë lekë kanë shfaqur interes katër kompani, tre prej të cilave janë skualifikuar, dy pasi nuk kishin paraqitur ofertë.

 

Ndërsa subjekti Shaga shpk me ofertën 5.2 milionë lekë është skualifikuar me argumentin se nuk ka paraqitur mostra në ditën dhe orën e hapjes së ofertave.

Kështu, i vetmi në garë, Emko shpk, është shpallur fitues me ofertën mbi 8 milionë lekë.

Skualifikimi i të gjithë pjesëmarrësve përveç fituesit është një fenomen i konstatuar shpesh në procedurat e zhvilluara nga Bashkia e kryeqytetit.

Referuar dokumentave standarte të tenderit, kërkohen gjithashtu kasaforta, rafte metalike për dosje, varëse rrobash etj.

Në raportin më të fundit Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka rekomanduar qeverisë frenimin e shpenzimeve jo prioritare, pasi në të kundërt rrezikon të mbetet pa para dhe këto fonde duhet të jenë të lira për përballimin e emergjencës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...