Fondi shqiptar i zhvillimit i drejtuar nga Dritan Agolli i ka dhënë 37 milione dollarë për punime tenderash për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, një bashkimi shoqërish të kryesuara nga Kevin Construction, e themeluar nga Safet Gjici.
Kompania fituese nuk është është operatori që ka dhënë ofertën më të ulët ekonomike ,ashtu siç nënvizohet në kriteret e përzgjedhjes të përcaktuara nga vetë institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli .
Dhe nga ana tjetër flitet për një biznes shumë pranë një përfaqësuesi të lartë të politikës së mazhorancës si Safet Gjici, kryetar bashkie ,drejtues politik i PS për Kuksin i cili në prag të fushatës elektorale arrin të marrë miliona dollarë tendera nga buxheti i shtetit .