Nga Sali Berisha - 01/12/2020
Causa Causarum! Shkaku i të gjitha shkaqeve. Ja pse Shqipëria me Edvin Drogën ecën drejt përjashtimit nga procesi i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.
Dje Shqipëria mori para samitit të BE, një JO të qartë nga Gjermania për hapjen e negociatave.
Këtë qëndrim, sipas raporteve nga Brukseli, e kanë shprehur jo më një apo dy vende, por deri tani 10 vende dhe të tjera priten që të shprehen me JO të prerë.
Kjo JO, pa u mbledhur akoma Samiti, shënon kthesë të madhe dhe qëndrim të ri tejet negativ për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Kjo JO e prerë, pa u mbledhur Samiti, është fatalitet që dëshmon se me Edi Ramën jo që nuk ka negociata, por po ecet në mënyrë të sigurtë drejt përjashtimit nga procesi i negociatave.
Në foton e mësipërme keni shkakun e të gjitha shkaqeve pse Shqipëria mori paradhënie, pa u mbledhur Samiti, JO-në e radhës, JO-në e shtatë me Edi Ramën, i cili ka vetëm interesa kriminale personale.
Kjo JO për të shtatën herë është këmbana e alarmit, që lajmëron shqiptarët se me Edvin Ramën, që nuk ka interesa kombëtare, shoqërore, publike por vetëm interesa kriminale të pushtetit të tij personal, ecin të sigurtë drejt përjashtimit nga procesi i negociatave me Bashkimin Europian dhe rrënimit të plotë të ëndrrës europiane të kombit shqiptar