Raporti i FMN, ‘qeveria kapet pas fijes së barit’, Kryemadhi: Ekonomia shqiptare në krizë, qeveria kërkon të tërheqë vëmendjen me gjëra të tjera

Tuesday, 01 December 2020 22:31

Duke folur mbi raportin e FMN, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se ekonomia shqiptare është në krizë para pandemisë dhe tërmetit. Ajo tha se koncesionet i dhanë goditjen në palcë ekonomisë shqiptare dhe tërmeti dhe pandemia e rënduan më tej performancën e institucioneve tatimore dhe qeverisë.

 

Kriza ekonomike te ne ka filluar që përpara se të fillonte pandemia apo tërmeti, sepse koncesionet ishin ato që i dhanë goditjen në palcë ekonomisë shqiptare.
Shkatërroi biznesin e vogël dhe atë të mesëm dhe pasuroi tre-katër veta. Rama ka shkatërruar edhe shtresën e mesme.
Shkatërrimi i skemës së pensioneve dhe sigurimeve ka ardhur si pasojë e largimit të qytetarëve 25-45 vjeç, të cilët janë forca më e madhe intelektuale dhe që paguan taksat dhe sigurimet, por edhe mban bizneset gjallë.
Rrënimi i ekonomisë, mbyllja e ekonomisë, largimi i të rinjve, mungesa e krijimit të vendeve të punës, mungesa e krijimit të një sistemi arsimor në mënyrë që të kemi një punë të mirëpaguar, duke bërë që të mos kemi profesionistë që do të drejtojnë në administratën shtetërore. Sot në administratë kemi punonjës të nivelit ZH.
Sepse një mësues Matematike nuk të rri ty sot me 480 mijë lek në muaj, sepse do të ushqejë familjen, do paguajë dritat ujin, do vishet, a do studiojë diçka më shumë për veten e tij, kjo nuk i del dhe kështu një matematicien normalisht do të largohet.
Ndërkohë, një Facebook-ist që vetëm rri shkruan komente, like dhe share e merr dyfishin e pagës së një mësuesi.
Por, po të fokusohemi tek FMN-ja, faktikisht çfarë ka ndodhur?
Ka ndodhur që dëmtimi i ekonomisë shqiptare, mungesa e transparencës dhe kapja ‘pas fijes së barit’ për të hequr vëmendjen nga problematikat kryesore sot në Shqipëri, që është mungesa e vendeve të punës dhe shpopullimi në masë i të rinjve ngas Shqipëria, është një nga problemet kryesore ku edhe ne dashje pa dashje fokusohemi ndonjëherë me deklarata shumë kalimtare, që janë tangente, dhe nuk merremi me thelbin e problemeve.

Login to post comments