“Je i shpifur”- Gjekmarkaj kapet me Frrok Çupin: Flet si njeri i Neandertalit

Tuesday, 01 December 2020 22:38

 

Analistët Agron Gjekmarkaj dhe Frrok Çupi, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme, në studion e “Open”.

Ndërsa po diskutohej rreth integrimit dhe kushteve të vendosura për Shqipërinë për çeljen e negociatave, Gjekmarkaj ka reaguar pas debatit që Çupi bëri me anëtaren e kryesisë së PD-së, Grida Dumën.

Gjekmarkaj iu drejtua Çupit duke i thënë “të të vijë turp se nuk mudn t’i flitet një zonje me atë gjuhë”.

Debati:

Gjekmarkaj: Je një njeri skifozo (i shpifur)

Çupi: A ke ndonjë gjë për të thënë për vete

Gjekmarkaj: Nuk i flitet një zonje me atë gjuhë, është turp

Çupi: Mos na bëj mësuesin, pse ça i thash zonjës unë? Nuk je institucion i thash, kaq

Gjekmarkaj: Nuk mund të vish këtu të flasësh si njeri i neandertalit

Çupi: Jemi të gjithë njësoj, mos na bëj mësuesin

Login to post comments