'Tutkuni i Surrelit 'de facto' po praktikon imunizimin e tufës'

E mërkurë, 02 December 2020 11:53

 

Shqipëria de facto praktikon imunizimin e tufës! Vdekshmëria shtesë gjatë pandemisë - ndër më të lartat në botë!

Nga Sali Berisha

Me qëndrimin antitestim për të ulur me mashtrim numrin e rasteve të infektuara në vend, epidemiologu i pagdhendur i Surrelit po aplikon de facto, praktikën e dështuar dhe me pasoja tejet të rënda të imunizimit natyral me COVID-19 të shqiptarëve. Kështu, ai dje shënoi një rekord të zi botëror në luftën kundër COVID-19. Dje, në mbarë vendin, u testuan vetëm 2173 persona nga të cilet rezultuan pozitiv 835 raste të reja me COVID-19.

 

Pra, dje Edvin Hajduti, për të shpallur sukses imagjinar në menaxhimin e pandemisë, duke mos zbuluar qëllimisht rastet e infektuara, shënoi një rekord të zi botëror me numrin e ulët prej vetëm 2,6 personash të testuar për një të infektuar.

 

Ky raport shënon dhe nivelin më të ulët të testimit për një të infektuar të raportuar ndonjëherë në botë dhe shkallën më të lartë të pozitivitetit në kontigjentin e testuar.

Ky raport dëshmon një qëndrim kriminal të qëllimshëm nga epidemiologu tutkun i Surrelit mbasi de facto është heqje dore nga hetimi epidemiologjik dhe zbulimi i virusit të COVID-19 dhe kalimin në praktikën e njohur botërisht si të dështuar, atë të imunizimit natyral të popullatës (tufës).

Kjo praktikë e fundit dështoi me pasoja serioze në Suedi, vend në të cilin distanca sociale është thuajse një normë e sjelljes së qytetarëve dhe kapacitetet spitalore janë ndër më të mirat në botë.

Në Shqipëri, ku jo distance - por afria e ngjeshja sociale janë norma të sjelljes së qytetarëve dhe kapacitetet spitalore më të ulëtat në Europë - praktika e imunizimit natyral të popullatës që po ndiqet de facto prej po thuaj 6 muajve, është provuar katastrofale.

Ajo është shoqëruar me përhapje të papërmbajtur të pandemisë dhe numër vdekjesh nga pandemia sipas treguesve të pakundërshtueshëm, ndër më të lartat në botë.

Kështu, bazuar në vdekshmërinë e përgjithshme shtesë, gjatë muajve mars - tetor të vitit 2020, të pandemisë, krahasuar me vdekshmërine e të njëjtës periudhë të vitit 2019, Shqipëria ka një rritje prej 25% ndër më të lartat në botë.

Ajo si vdekje 2100 të vdekur apo 75 të vdekur për 100 mijë banorë kundrejt 70,1 të vdekur shtesë për 100 mijë banorë që kishte në shtator SHBA dhe 88 të vdekur për 100 mijë banorë që kishte Belgjika.

Studime të gjera e serioze të rrjetit të shoqatës së mjekëve të SHBA dhe të tjera, kanë gjetur se ky tregues korelon plotësisht me vdekshmërinë nga COVID-19.

Në Shqipëri, ku epidemiologu tutkun i Surrelit rezulton se ka fshehur shumicën e vdekjeve spitalore nga COVID-19, tregues i vetëm më i saktë i vdekjeve nga pandemia është vdekshmëria e përgjithshme shtesë me të cilën ne renditemi në vendet me vdekshmëri më të lartë në botë.

Duke përfunduar, dënoj me ashpërsinë më të madhe praktikën kriminale të kryeepidemiologut tutkun të Surrelit dhe i bëj thirrje OBSH të ndërhyjë me urgjencë kundër këtij qëndrimi dhe për vendosjen e standarteve të saj në trajtimin e pandemisë COVID-19 në Shqipëri.

Login to post comments