“Rindërtimi pas tërmetit, dështim katastrofik”, PD: FMN solli zërin e qytetarëve dhe të opozitës, Rama realizoi 8% të planit

E mërkurë, 02 December 2020 20:31

Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për dështim me planin e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të vitit të kaluar.

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi shkuan se Fondi Monetar Ndërkombëtar solli zërin e qytetarëve dhe të opozitës dhe se Rama realizoi vetëm 8% të planit të rindërtimit.

 

“Edi Rama nuk punon. Ai ka vetëm fjalë dhe premtime. Rindërtimi pas tërmetit të vitit të shkuar është dështim katastrofik. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka përkthyer në numra zërin e qytetarëve dhe të opozitës: Rama realizoi vetëm 8 përqind të planit për rindërtimin. Pa transparencë dhe me duart e zgjatura tek paratë e qytetarëve. Mjaft me fjalë dhe premtime elektorale! Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon!”, shkruan Çupi.

Login to post comments