Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka përgjigje për denoncimin më të fundit të Partisë Demokratike.
Ose nuk di, ose nuk do të japë një të tillë.
Në shkelje me ligjin, Veliaj duket se me paratë e rindërtimit po shpërblen militantët e partisë në pushtet duke ndërtuar banesa të reja, ndonëse kanë një ose më shumë objekte.
PD ka sjellë në vëmendje rastin e qytetarit Lulzim Aga, të cilit bashkia po i rindërton shtëpinë, në një kohë kur ai rezulton të jetë pronar i një shtëpie tre katëshe, një apartamenti në Tiranë dhe dy pronave të tjera truall.
Një tjetër kryebashkiak, që e njeh dhe e do forcën e argumentit, përgjigjet të këtilla jep.
Argumentuese!
Bindëse!
Por, duket se Veliaj ka zgjedhur edhe një herë të flasë si LAL.
“Situata me tërmetin serioze, por aspak dramatike. Situata me Partinë Demokratike është dramatike, por aspak serioze. Tjetër Lul Ali Aga, tjetër Lul Shaban Aga dhe tjetër Lul Gjum Aga”, – u shpreh ai nën gjurmët e prijësit.
Të cilit, ironia i vjen për mbarë, pikërisht në mungesë të përgjigjes.