Zyrtarisht ministri i jashtëm më pa rezultate në historinë e Shqipërisë mbetet Edi Rama. Ky i fundit e mbajti këtë detyrë prej 2 vitesh.
Në këto dy vite Shqipëria vetëm u largua nga Europa, ftohu ndjeshëm marrëdhëniet me Gjermaninë, ngriu marrëdhëniet me Këshillin e Europës, nuk pati asnjë rol për të luajtur në NATO.
Vitin e fundit madje, drejtuam dhe OSBE-në, por hiçgjë bëri ministri ynë i jashtëm Rama. As vendin e Komisionerit të mediave nuk arriti ta marrë për të emëruar Ditmir Bushatin.
Asnjë rezultat as në mbështetje të Kosovës. Asnjë shtet i ri nuk e njohu Kosovën, sa kohë Edi Rama drejtoi ministrinë e Jashtëme. Nuk luajti dot asnjë rol, as indirekt në nënshkrimin e protokolleve Kosovë-SHBA dhe SHBA- Serbi.
I vetmi sukses ishte dështimi i idesë së Edi Ramës për shkëmbimin e territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sa i takon minischengen-it, kjo është prova fatale se si politika e jashtëme e Edi Ramës dështoi të afrojë Shqipërinë me Europën dhe vetë Schengenin! Është provë që u nisëm për Bruksel dhe devijuam në Beograd!!!
Ndaj ministër të jashtëm më të dobët se Edi Rama nuk kemi patur asnjëherë!