Nga Andi Bejtja - 05/01/2021
Vaksina dhe dy paralele me Kosovën!
Dëgjova dje Baton Haxhiun, kur u shpreh se lajmi i dhënë nga Kryeministri Shqiptar, për sigurimin e një sasie vaksinash për Shqipërinë, jo vetëm ishte një lajm i madh, por qe suksesi i vetëm i një vendi të vogël Ballkanik ndaj ‘bllokazhit të padenjë të BE-së’, madje shkoi dhe me tej një fitore dhe në sajë të marrëdhënieve personale të Edi Ramës...
Nuk e di çfarë mund të thotë sot Batoni kur Kosova një vend Ballkanik dhe me më pak banorë se Shqipëria, pa bujë, me modesti, deklaroi se kishte siguruar jo vetëm 500 mijë vaksina sa Shqipëria, por dhe 360 mijë të tjera falas më shumë...
Dhe nuk e di a i bën përshtypje fakti që ndryshe nga këtu, ku lajmin e jep vetë Kryeministri me bujë, madje duke nisur dhe një fushatë enkas ‘Shqipëria Buzëqesh’, atje lajmin e jep Ministri i Shëndetësisë, qetë, pa bujë thjesht me një mesazh në Facebook duke u kujdesur në mënyrë protokollare etike të përmende dhe dikasterin përkatës......
O sa mirë me qenë kosovar o hej...