Tritan Shehu/Kur po na benin te besonim se Covidin po e “zhduknin” pa vaksine, sot numrat shkojne...lart!

Tuesday, 05 Janar 2021 17:55

Kur po na benin te besonim se Covidin po e “zhduknin” pa vaksine, sot numrat shkojne...lart!
Cudia e testimeve shqiptare nuk njeh kufi!
—Sot deklarohen 660 raste te reja me Covid, pra 3,6 here me shume se dje dhe e disa ditesh ne ulje, qe po na bente te besonim se si pasoje e masave “inteligjente” te kesaj Qeverie duke ulur disa here testimet, ja hodhem!
Ne fakt kjo strategji e uljes se testimeve per te zhdukur virusin, ditet qe kaluan dha dhe nje efekt tjeter spektakolar, u ulen disa here humbjet e jeteve, por per cudi sot kur ne nje fare menyre rriten testimet, ngrihen lart dhe ato!
Ne fakt kjo nuk eshte risi, keshtu ka ndodhur dhe muajt qe shkuan, edhe vitin qe kaloi, keshtu ndodhi disa here edhe ne Gjirokaster!
Ai qe paska “celesin” e suksesit poshte tavolines, ditka ta perdore sipas nevojes!
—Por perseri dhe sot, megjithese raportohet rritje e numrit te testimeve, perqindja e pozitivitetit te tyre qendron e larte, reth 20%, gje qe se paku imponon dy fishimin e tyre, pra arritjen minimalisht ne mbi 7000 PCR ne dite, sic ne kemi kerkuar prej kohesh.
Dhe meqe jemi te testimet eshte e detyrueshme qe ky Komitet te beje transparence ne disa pika:
1. Sa nga testimet qe behen jane PCR te realizuara nen nje metodike epidemiologjike? Mbi cilat parime bazohet kjo metodike e si zgjidhen te testuarit, ne cfare baze percaktohen e ndiqen personat e kontaktit, si konfirmohet diagnoza, shkaku i vdekjes, sherimi etj dhe rezultatet e tyre.
2. Sa nga ato jane PCR te realizuara te privati e rezultatet e tyre.
3. Sa jane ato me testet e shpejta imunologjike, mbi cfare metodike perdoren e rezultatet e ketij grupi.
4. Pse nuk liberalizohen e nuk lejohet importimi i testeve te shpejta qe nga serologjiket e deri te imunologjiket nga fyti, qe ato te gjenden kudo, farmaci, laboratore, klinika edhe te veterineri?
5. Frike nga vetem transparenca apo dhe inskenime me rrezikeshme pengojne?
Pa dyshim ka dhe elemente te tjere qe duhen deklaruar si e kerkon shkenca e transparenca, ndryshe cdo gje eshte e pa besueshme, as numri i rasteve te reja, as numri i humbjeve te jetes, as te sheruarit, as numri i atyre qe duhet tu “rimbursohen” shpenzimet e trajtimit ambulator, asgje!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...