Presidenti Meta: E vërteta për rrugën Vlorë-Orikum. Ndërprerjen e financimit e kërkoi qeveria

Tuesday, 05 Janar 2021 19:02

 


Një akuzë e kryeministrit Edi Rama në Vlorë se Presidenti Ilir Meta po pengonte marrjen e një huaje nga fondi saudit për investimin e rrugës Vlorë-Orikum, ka detyruar kreun e shtetit që të sqarojë hap pas hapi procedurat dhe korresponencat zyrtare që nisin nga shtatori i vitit të shkuar.

metapres
Presidenti Meta tha gjatë konferencës për shtyp, se qeveria ka gënjyen Kuvendin për huan, duke i deklaruar se do të përdorej për ndërtimin e lotit të katërt të rrugës së Lumit të Vlorës, ndërkohë që më herët kishte vendosur të ndërpriste huan për këtë investim.

Sipas tij, Presidenti e shpalli ligjin vetëm pak ditë pasi u miratua nga Parlamenti më 21 shtator 2021.

Presidenti Meta: Jam sot këtu për arsye se mendoj që, dhe pse shpifjet dhe gënjeshtrat e kryeministrit në detyrë nuk meritojnë vëmendje të rëdësishme, qytetarët e Qarkut të Vlorës meritojnë vëmendje dhe sqarime.

Ata e dinë shumë mirë nga përvoja e tyre prej 8 viteve peshën e fjalës së secilit. Jam këtu për të përmendur disa fakte së papërgjegjshmërisë ekstreme të kryeministrit në detyrë, lidhur me disa akuzave që ka bërë dje në Vlorë.

Kuvendi i Shqipërisë, më 9 nëntor 2017, ka ratifikuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Fondit Saudit për rrugën e Lumit e Vlorës.

Kuvendi i Shqipërisë më datë 21 shtator 2020 i ka përcjellë Presidentit të Republikës ligjin për financimin e projektit të rrugës së lumit të Vlorës. Ky ligj është miratuar më 17 shtator 2020.

Presidenti i Republikës e shpalli këtë ligj menjëherë më 22 shtator pasi shqyrtoi me vëmendje praktikën parlamentare nga ku rezultonte se qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Financave, i kishte kërkuar fondit saudit zgjidhjen e marrëveshjes së huas.

Fondi Saudit përmes letrës i kthen përgjigje: Në vijim të letrës suaj, duam të informojmë të zgjidhim marrëveshjen e huas. Është e qartë që fondi saudit ka pranuar një propozim të palës shqiptare.

Kjo ndërprerje për financimin e lumit të Vlorës. Këto punime premton qeveria në Parlament do të jenë të plota kur kjo rrugë të përfshijë edhe bashkia e Selenicës. Pra, qeveria thoshte në Kuvend se do të vijonte projektin me fonde të tjera.

Madje, Presidenti u befasua që ky projekt nuk do të bëhej me hua. Vetëm 7 ditë më vonë, më datë 29 shtator, Ministria e Financave i paraqet një kërkesë Presidentit ku i kërkohet plotfuqishmëri për një tjetër hua po me fondin saudit për rrugën Vlorë-Orikum. Presidenti mësoi se kjo marrëveshje ishte miratuar në Këshillin e Ministrave më 23 shtator. Rezultoi që Presidentit i kërkohej të lëshonte plotfuqishmëri kur më parë duhej të merrte një autorizim.

Ajo që është e rëndë është se përfaqësuesit e qeverisë kanë gënjyer në Kuvend, kur kanë deklaruar se huaja do të merrej për lotin e katërt të lumit të Vlorës, kur huaja do të transferohej për një tjetër projekt. Çfarë bëri Presidenti që pengoka sipas kryeministrit këtë hua. Më 6 tetor, Presidenti i drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ministrisë për Punët e Jashtme ku ministër ishte Rama.

Modifikuar më Tuesday, 05 Janar 2021 19:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...