Presidenti Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në Berat, në Ditën e Ujit të Bekuar.
Meta, në një prononcim për mediat, u pyet në lidhje me situatën politike në vend. Kreu i shtetit anashkaloi çështjet ditore të politikës dhe shtoi se Shqipëria ka besimin e lirë, e si liria, edhe ëndrra europiane ndër shqiptarët nuk humbet.
“Duhet të forcojmë besimin në Zot. Duhet të kalojmë sfidat e vështira. Është rast i shkëlqyer që të urojmë 2021 për të gjithë qytetarët në Berat dhe kudo në Shqipëri. Të bekuar qofshin qytetarët shqiptarë.
Jemi në një vend të shenjtë dhe kjo kishë që u rihap 30 vjet më parë, e siç do jetë besimi në Zot përherë i madh, ashtu do jetë besimi i madh për Shqipërinë europiane”, tha Meta