Hidhet Kryqi i Bekuar në ujërat e Osumit. 9 të rinj sfidojnë temperaturat e ulëta dhe hyjnë në lum. Mesazhi i Presidentit

E mërkurë, 06 Janar 2021 11:12

 

Edhe pse në kohë pandemie, qytetarët beratas kanë mbushur sot dy brigjet e lumit Osum, për t’u bërë pjesë e ceremonisë së hedhjes së Kryqit. Priftërinjtë e Kishës Ortodokse në Berat, të gjithë të pajisur me maska janë nisur nga Kisha e “Shën Dhimitrit” drejt Urës së Goricës, për kryerjen e ritualit të hedhjes së kryqit.

9 të rinj beratas sfiduan temperaturat e ulëta dhe u futën në ujin e ftohtë të Osumit, për të pritur kryqin. Ceremonia e hedhjes së kryqit u mbajt nga prifti Johan Qako, që pas ritualit fetar hodhi kryqin e bekuar në lumë. Kryqi u kap nga 21-vjeçari Daniel Lirza,i cili me kryqin në dorë depërtoi në mes të turmës. Sipas traditës,21-vjeçari troket derë më derë në portat e banesave të lagjeve: “Mangalem”, “Goricë” e “Kala” si dhe në lagjet e tjera beratase, ku “dorovitet” nga banorët. I pranishëm në ceremoninë e hedhjes së kryqit në Berat ka qenë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

 

Pas ceremonisë, Meta, duke shprehur kënaqësinë që ka qenë i pranishëm sot në qytetin e kulturës dhe traditave mijëravjeçare, ka uruar të gjithë shqiptarët për një vit sa më të mbarë.

“Le të na ndriçojë kjo ditë e bekuar dhe ky moment për të na forcuar besimin në zot për të përballuar sfidat e vështira dhe për të na mbrojtur nga kjo pandemi. Le të na ndihmojnë këto bekime të sotme për të qenë më të bashkuar dhe për të përballuar sfidat e këtij viti”-ka thënë Meta. Presidenti Ilir Meta i është shmangur pyetjeve politike dhe vetëm ka uruar mbarë shqiptarët për një vit të mbarë

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...