Nga Tritan Shehu
Transparence eshte e domosdoshme!
Ne nje kohe kur Rama&Co po akuzon BE dhe Italine per “braktisje” te Shqiperise ne planin Covid, desheroj te pyes me shprese te nje pergjigje:
--A ka filluar mbeshtetja e BE nepermjet Italise per procesin e vaksinimit Covid ne Shqiperi?
--A jane te dislokuara prej diteve te fundit te vitit te kaluar ne kete plan ne frigoriferet e Institutit Spallanzani te Romes reth 15 mije doza vaksine Pfizer te destinuara per Shqiperine, ne pritje qe te terhiqen e te perdoren ne vendin tone?
--A mos jane keto dozat e vaksinave, qe eshte deklaruar nga Kryeministri se do te perdoren ne fund te Janarit ne Tirane?
--A eshte e vertete se asistencen logjistike speciale per keto vaksina, por dhe me shume do ta organizojne strukturat italiane?
-- Nqs po, pse kjo vonese e madhe ne pritje kur ceshtja e vaksinimit eshte urgjence kombetare dhe vendet e tjera shpejtojne per te shkurtuar dhe “oret” e jo me “javet”?
--Ne kete rast a nuk do te ishte me normale te falenderohej BE e Italia per ndihmen e mbeshtetjen ne vend qe te anatemohen?
Une e kuptoj se ketu kemi te bejme me nje sasi shume te vogel (qe jam i bindur se do te zgjerohet), por Rama vete me te tilla sasi po ben rolin e “heroit”.
Te gjithe duhet te jemi koshient, por se pari Kryeministri, se vaksinimi Covid i shqiptareve nuk mund te realizohet nepermjet ndihmave apo projekteve te tipit COVAX, ato jane vetem nje plotesim, lehtesim.
Baza, pjesa kryesore si ne sigurimin e vaksinave prej reth 5,5 Milion doza te nevojeshme, ashtu dhe per ndertimin e infrastruktures eshte detyre e Qeverise, e cila si dhe Qeverite e tjera, qofte e te Rajonit, duhet te kishte kontraktuar prej kohesh, te miratonte fondet perkatese, e jo te vazhdoje akoma te heshte.
Shpresoj se tashti do te dale nga “letargjia”, megjithese dhe pak muaj i kane ngelur ne “zyre”, por sidoqofte ketu cdo “dite” vonese paguhet me “Jete, Shendet e Ekonomi”!