Abrahams: Marrëdhëniet vëllazërore të Ramës me Erdogan janë ofenduese

E Enjte, 07 Janar 2021 20:56

 

Marrëdhëniet vëllazërore të kryeministrit Edi Rama me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, janë kthyer në shqetësim për ekspertët e të drejtave të njeriut.

Fred Abrahams, studies, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Rights Watch në Berlin ka bërë një postim online.

Sipas tij, marrëdhëniet vëllazërore mes Ramës dhe Erdogan janë një ofendim për të gjithë aktivistët, politikanët dhe gazetarët e burgosur në Turqi.

 

“Marrëdhëniet vëllazërore të Edi Ramës me Erdogan janë një ofendim për aktivistët, politikanët, gazetarët dhe të tjerët që janë burgosur gabimisht në Turqi.

 

A do të ekstradohet Selami Simsek në mënyrë të paligjshme nga Tirana së shpejti?” pyet Abrahams

Login to post comments