Islami: Çdo kontratë dhe koncesion i firmosur pas 1 janarit do shfuqizohet

E Enjte, 07 Janar 2021 21:01

 

Ish-ministri Kastriot Islami shprehet se shkeljet e zyrtarëve të qeverisë për dhënie kontratash dhe koncesionesh para zgjedhjeve duhet të marrin një parlajmërim të qartë nga opozita. Në një postim në Facebook, Islami thotë se opozita duhet të deklarojë qartë se këto kontrata do të shfyqizohen dhe ata që kanë firmosur dhe përfituesit do të ndëshkohen.

Postimi i plotë i Kastriot Islamit në Facebook:

Rama dhe ministrat e tij janë akuzuar në SPAK për dhunim te Kodit Zgjedhor. Opozita aktuale që do të drejtoje vendin në 4 vitet e ardhshme duhet të deklarojë:

1) Asnjë marrëveshje që behet nga 1 janari 2021 deri në zgjedhje, jo vetëm nuk njihet, por ajo do të shfuqizohet (pasojat financiare do tu ngarkohen përgjegjësve);

2) Përgjegjësit për këto marrëveshje do të ndëshkohen maksimalisht, penalisht dhe financiarisht, duke ju sekuestruar pasuritë që zotërojnë.

Kjo do të jetë hera e parë në historinë e Shqipërisë për t’i ndërgjegjësuar shqiptarët se “vendi mund të behet dhe ndëshkimi është i realizueshem..”.

Nëse kjo nuk ndodh, vendi do të vazhdojë në të njëjtën vorbull, për një kohë të shkurtër qeverisja do të dështojë dhe shqiptarët e pashpresë do të largohen nga vendi

Login to post comments