Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi në Çim Peka LIVE se Shqipëria do të ketë një kryeministër të ri pas 25 prillit.
“Shqiptarët kanë simpati për LSI-në. Kthimi i të rinjve në Shqipëri është shumë i rëndësishëm,” tha ajo.
Sipas saj, 25 prilli do i japë fund tranzicionit. Kryemadhi deklaroi se kjo datë do jetë një referendum.
“Halli i shqiptarëve është do kenë apo jo punë nesër, nuk është se si do të futen në zgjedhje Basha dhe Kryemadhi. Koalicioni është më i rëndësishëm se listat,” tha ajo.
“Nëse ka njeri që bashkëpunon me Edi Ramën, shqiptarët do e dërrmojnë, qoftë Kryemadhi, qoftë Basha, qoftë Ilir Meta”.
“Koalicioni me PD-në nuk është natyral. Por ky koalicion është jetik për vendin,” tha ajo, duke shtuar se vendi nuk është në një situatë normale.