Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur dje tenderin për dhënien me Koncesion për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e një Porti Turistik në Qytetin e Vlorës. Ky tender është një ofertë e pakërkuar ndërsa i lihet afat kompanive që do të marrin pjesë ne konkurrim deri më 26 shkurt 2021 për të dorzuar ofertat e tyre.
Ky port turistik i cili do të njihet si ‘Marina Vlorë’ dhe parashikohet të ndërtohet në qytetin e Vlorës dhe konkretisht në portin aktual të këtij qyteti me nje afat ekzekutimi të kontratës 35 vjet. Por ky koncesion i ri me një vlerë jo më të vogël se 22.7 milione euro sfidon hapur vendimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i cili u ka ndaluar institucioneve publike nga 25 dhjetori dhëninen e koncesioneve 4 muaj para zgjedhjeve pasi mund të kenë efekt elektoral.
‘Marina Vlorë’ duhet të sigurojë një vend-ankorim të mbrojtur, të sigurt, funksional gjatë gjithë vitit për flotat moderne të jahteve. Ajo duhet të jetë e aksesueshme gjatë gjithë stinëve dhe të akomodojë minimalisht 400 anije. Referuar dokumenteve të tenderit, porti konsiderohet të bëhet pjesë e Master Planit të Lungomares në Vlorë e cila do t’i marrë një pjesë të konsiderueshme nga sipërfaqja e portit.
Ndërsa Rruga e Re Trans-Ballkanike ose siç quhet ndryshe “Korridori Kulturor”, pjesa e parë e së cilës ka përfunduar, do të shtohet me një segment të dytë që fillon nga rruga ekzistuese për në port