VOA:Dy dosjet e nxehta që do shqyrtojë Kushtetuesja; zgjedhjet e 30 qershorit dhe Teatrin Kombëtar

Premte, 08 Janar 2021 08:14

 

VOA: Dy dosjet e nxehta që do shqyrtojë Kushtetuesja; zgjedhjet e 30 qershorit dhe Teatrin Kombëtar
Nga VOA-

Në Shqipëri Gjykata Kushtetuese zhvilloi të enjten mbledhjen e saj të parë duke përcaktuar kalendarin e punës, pas më shumë se dy vjet bllokimi. Të 7 anëtarët e saj, nga të cilët 3 morën detyrën në ditët e fundit të vitit të shkuar, vendosën që “të caktojnë kalendarin e çështjeve për shqyrtim në seancë plenare dhe në Mbledhjen e Gjyqtarëve”. Mësohet se janë disa dhjetra çështje të depozituara në këtë Gjykatë, përgjatë kohës që ajo ishte jashtë funksionit. Por ato nuk do të gjykohen vetëm sipas “rendin kronologjik, por edhe natyrës dhe rëndësinë e tyre”.

 

Në fakt, Kushtetuesja do të duhet të marrë në shqyrtim të paktën disa dosje me një ngarkesë të theksuar politike. Gjykata, e cila mund të konsiderohet thuajse tërësisht e re për nga përbërja, duket se do të ekspozohet shumë shpejt ndaj trysnisë së palëve, të cilat janë përplasur ashpër këto dy vitet e fundit.

Në tryezat e 7 anëtarëve është çështja e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të vitit 2019, datë e dekretuar fillimisht nga Presidenti Ilir Meta, e më pas e anulluar prej tij, për të dekretuar si datë të re 15 Tetorin e po atij viti, por që nuk u mor në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zjedhjeve. Për opozitën, e cila nuk mori pjesë, zgjedhjet ishin antikushtetuese, dhe ankimi në Gjykatë është bërë nga Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi në emër të shoqëtës së Bashkive.

Një tjetër dosje e nxehtë është ajo e Teatrit Kombëtar, procedurave të ndjekura nga Qeveria që çuan më pas në prishjen e godinës me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për Teatrin Kombëtar janë dy ankimime.

Përplasja e fillim vitit 2019, mes presidentit Ilir Meta dhe Qeverisë për shkak të refuzimit për të dekretruar si ministër të Jashtëm propozimin e zotit Gent Cakaj, përfaqëson një tjetër “patate të nxehtë” në duart e anëtarëve të rinj të Gjykatës.

Ne mbledhjen e së enjtes, është vendosur gjithashtu që të nisë dhe “hartimi i rregullave procedurale administrative në funksion të zgjedhjes së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”. Gjykata është drejtuar këtë periudhë nga Vitore Tushe, si anëtarja më e vjetër, së cilës i ka mbaruar mandate. Në mbledhje u vendos megjithatë që ajo “të autorizohet për të vazhduar ushtrimin e kompetencave të Kryetarit deri në përfundimin e procesit të zgjedhjes së Kryetarit

Login to post comments