Kryemadhi: 25 prilli referendum mbarëpopullor! Ne duhet të shkojmë te çdo qytetar

Premte, 08 Janar 2021 08:51

 

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ishte sot në një takim me banorët e njësisë numër 9 në Tiranë. Gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI foli për zgjedhjet e 25 prillit, dhe theksoi se këtë zgjedhje do të jetë një referendum popullor.

Kryemadhi u kërkoi të rinjve e kësaj zone që të shkojnë të votojnë.
“Qytetarët në 25 prill duhet të shkojnë të votojnë në kutinë e votimit. Ne duhet të informojë qytetarët për tu pajisur me kartë identiteti. Ne duhet të verifikojmë të gjithë njerëzit, sepse gjendja civile mund të të ketë çuar nga Tirana në Kolonjë apo Sarandë. 25 prilli do të jetë një referendum mbarëpopulllor”, tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI u ndal edhe tek akuzat për kryeministrin Rama, për të cilin tha se ka shkatërruar ekonominë dhe administratën publike.

“Ekonomia shqiptare ka nevojë për ndryshim rrënjësor, në ekonominë e Shqipërisë nuk është vetëm blej dhe shit siç e ka bërë Edi Rama.

Ekonomia shqiptare është arsim, është shëndetësi, infrastrukturë, standard jetese dhe mbi të gjitha dashuri familjare.

Rama ka shkatërruar administratën publike, ka rrënuar figurën e ekonomistit, juristit dhe mjekëve. Në 3 vjet kanë ikur infermierë pa fund dhe nëse vazhdohet kështu për disa vite do kemi mungesë të infermierëve. Ne duhet të shkojmë te çdo qytetar, sepse çështja e papunësisë, arsimit është e të gjithë shqiptarëve”, u shpreh Kryemadhi.

Login to post comments