Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me kreun e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, Zef Morina, dhe delegacionin që e shoqëronte, ku ishte i pranishëm dhe kreu i PDK, Nard Ndoka.
Në një mesazh në “Facebook”, Meta thekson se gjatë 2021-shit Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Mesazhi i Metës:
Një takim i ngrohtë me Kryetarin e Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, z.Zef Morina dhe delegacionin, që e shoqëronte ku mori pjesë edhe kreu i PDK-së, z.Nard Ndoka.
Në këtë vit, me sfida të reja dhe sprova të vështira për shqiptarët në rajon, Shqipëria dhe Kosova duhet të dëshmojnë mençuri dhe vullnet për të forcuar sa më shumë bashkëpunimin në të gjitha fushat, në të mirë të interesit kombëtar dhe qytetarëve tanë, zhvillimit ekonomik dhe së ardhmes së përbashkët europiane. 🇦🇱❤️🇽🇰